• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Flet Seldi: Dashuria me të fejuarën, si ditën e parë që u njohëm

Prej disa vitesh këngëtari Seldi Qalliu i cili ka qenë edhe pjesëmarrës në “Big Brother” është i fejuar me kosovaren Dafina Zeka, e cila jeton në Suedi. Çifti i ka rezistuar lidhjes në distancë duke udhëtuar shpesh për të qenë pranë njëri-tjetrit. Në një intervistë për gazetën “Paloma”, Seldi tregon se ata vazhdojnë të jenë po aq të dashuruar sa ditën e parë.  “Jemi si ditën e parë që jemi njohur. Takohemi aq sa duhet për të mos i bërë gjërat monotone”, ka thënë ai. Së fundmi Seldi është rikthyer në muzikë me një bashkëpunim. Ai sapo ka publikuar këngën me kosovaren Doruntina “So lehtë”.