“Po, u preka nga kanceri i prostatës dhe e munda!”
Këtë thotë aktori i famshëm Ben Stiller në një intervistë të gjatë të dhënë për site-n “Medium”, linkun e së cilës e ka postuar në profilin e tij në Twitter.
“Shpresoj që rrëfimi im të nxisë të gjithë, sidomos të rinjtë, që të informohen rreth simptomave të tumorit në prostatë dhe të bëjnë vizita mjekësore të vazhdueshme”, – shprehet 50-vjeçari në një rrëfim për herë të parë të anës së errët të jetës së tij dhe më pas të triumfit.
“Më diagnostikuan me kancer më 13 qershor të vitit 2014 dhe më 17 shtator të po të njëjtit vit një test më konfirmoi mposhtjen e sëmundjes. Muajt në mes kanë qenë një makth. Por fatmirësisht një test tjetër dhe një ndërhyrje kirurgjikale për të hequr tumorin më shpëtuan jetën”, – thotë Stiller, për eksperiencën e keqe të të cilit askush nuk ishte në dijeni.