• youuinsttaaffccbb
TEST
Intervista

Flet motra e Danjelit: Ja takimi ynë me mamanë e Fotinisë, ajo e pranoi martesën

Martesa e Danjelit dhe Fotinisë solli dhe pakënaqësinë e familjarëve, për shkak se ata nuk ishin prezentë. Megjithatë, teksa ka kaluar një javë, familjarët e të dyja palëve kanë mundur të takohen dhe ta pranojnë dashurinë dhe dasmën e çiftit. Motra e Danjelit, Suela në një intervistë për “Bluetooth” rrëfen se tashmë kanë nisur përgatitjet për dasmën që do të bëjnë jashtë. Pas takimit që kanë pasur me mamanë e Fotinisë, duket se gjithçka është në rregull. Më tej, Suela ka edhe një mendim për kunatën e saj të re.

Si e përjetoi familja e Danjelit lajmin për dasmën e tij me Fotininë brenda shtëpisë së “Big Brother”?
Duke ndjekur që nga fillimi lidhjen mes Danjelit dhe Fotinisë, ne e kishim kuptuar faktin që ata jo vetëm u dashuruan me njëri-tjetrin, por edhe po projektonin të ardhmen e tyre jashtë shtëpisë së “Big Brother”. Lajmi na erdhi sigurisht i papritur dhe normal që hezituam, jo për lidhjen e tyre, por do të donim që Danjeli e Fotinia të kishin mundësinë të shijonin çdo etapë të lidhjes së tyre, t’i ndërmerrnin hapat një e nga një, e këtë dashuri ta ndanin edhe me familjet. Do të kishim dashur që lumturinë e tyre ta gëzonim të gjithë së bashku.

A e patë dasmën, si ju duk? U mërzitët apo u gëzuat?
Dasma, përrallë. Ishte tamam ajo përralla që ata të dy kishin ëndërruar aty dhe e realizuan. Sa për emocionet tona, ishin të gjitha, mërzitje që nuk ndodheshim aty e gëzim për lumturinë e tyre. Ishte një natë ku qamë dhe qeshëm.

Përgjatë kësaj jave, a keni folur me familjarët e Fotinisë?
Sigurisht që po. Me mamin e Fotinisë jemi takuar e kemi folur gjatë për Danjelin e Fotininë, lidhjen e tyre si dhe martesën. Edhe ajo e ka pranuar këtë martesë.

Pse ishte kundra familja e Danjelit, kur ai deklaroi se do të bënte një dasmë tjetër jashtë?
Aspak kundër. Ne do të bëjmë dasmë, dasmë të madhe. Përgatitjet kanë filluar…

Me aq sa e njihni vëllain tuaj, a mendoni se u nxitua, se i duhej më shumë kohë për t’u njohur para martese?
Personalisht, arrij ta kuptoj edhe këtë vendim në një kohë kaq të shkurtër. Për ne që i ndjekim nga jashtë është realisht një kohë e shkurtër, ndërsa ata e jetojnë aty intensivisht dhe orët që kalojnë me njëri-tjetrin barazohen me javë e muaj në jetën reale. Vendimet e Danjelit në jetën e vet, deri tani nuk na kanë vënë asnjëherë para pikëpyetjeve. Prandaj jam besimplotë.


Si i duket familjes suaj nusja e re, Fotinia?
Fotinia-vajza e bukur në pamje e në shpirt. Vajza me karakter të fortë, e zgjuar, e mirë, edukuar, e artikuluar dhe e saktë. Vajza e qeshur, e dashur e punëtore. I ka të gjitha.

Nëse nuk do të ishte në “Big Brother” përpara kamerave, çfarë do t’i thoshit Danjelit para dasme?
Të njëjtat gjëra që i kisha shkruar edhe tek letra që i kisha dërguar. Ato ishin përjetimet e mia reale, jo për ‘show’. Dhe realisht, sërish do t’i isha mbështetëse në këtë hap të rëndësishëm të jetës që ai ndërmori.

Keni menduar se çfarë do t’i thoni Danjelit kur të dalë nga shtëpia?
Danjelit dhe Fotinisë fillimisht do t’ju kërkojmë të blejnë llokumet… (qesh). Do u bëjmë urimet e martesës, sepse deri tani nuk e kemi pasur këtë mundësi. Dhe sigurisht, do t’u garantojmë mbështetjen tonë më të madhe.


Më herët Danjeli ka pasur një lidhje 6-vjeçare që nuk është zyrtarizuar, përse mendoni se këtë herë vendosi kaq shpejt?
Me vajzën me të cilën Danjeli ka pasur një lidhje të gjatë, ne gjithmonë kemi pasur marrëdhënie shumë të mira. Por, jeta kështu e ka dhe ajo lidhje nuk ishte e shkruar të zyrtarizohej. Jeta e solli ndryshe këtë herë. Ishte surprizuese dhe mendoj që ishte fati i tyre të ndodhte kështu.

Ka pasur zëra që kanë thënë se e ka bërë për hir të spektaklit, si i komentoni këto thashetheme?
Përgjigjet për këtë i ka dhënë Danjeli e Fotinia, çdo ditë, çdo orë, çdo moment aty brenda. Me fjalë, me sjellje, me veprime e me ndjenja. Gjithsesi, si motra e Danjelit dhe duke qenë se e njoh më mirë se çdokush tjetër, do t’ju thosha që Danjeli nuk do të pranonte kurrë të humbiste fytyrën e vet për asgjë në këtë botë. Çdo hap në jetë deri tani e ka hedhur me vendosmëri dhe besim tek vetja dhe nuk besoj që kjo të ndryshojë ndonjëherë./ gsh.al