Natën e ndërrimit të viteve siç është traditë, ‘Portokalli’ pati episodin special me të ftuar dhe skeçe nga më të bukurit. Fjoralba ama pati një incident në skenë me fustanin e saj dhe disa nga publiku e vunë re. Në një bisedë me ndjekësit ajo shpjegoi çfarë ka ndodhur duke publikuar edhe videon e sikletshme, për ata që nuk e kishin kuptuar situatën. “Ngjitëset e brendshme që mbajnë dekoltenë e fustanit të fiksuar, për fat të keq, nga makeupi i trupit nuk u bindën dhe rezultati ishte ky”, shkruan Fjoralba. Në video moederatorja shihet e sikletosur teksa mban me dorë fustanin që mos i dalë gjoksi zbuluar. Ndërsa Salsano që e kuptoi situatën, nisi ta ngacmojë dhe për ta kaluar sikletin me një batutë Fjoralba shprehet: “Meqë jemi në shtëpitë e gjithë shqiptarëve, sot desha t’iu drejtohem me dorë në zemër”.
Duhet thënë se moderatorja e ka përballuar mjaftë mirë këtë situatë sado e sikletshme qe./revistawho.com