Me një pyetësor në Instagram, Fjoralba Ponari ka folur edhe njëherë për humbjen e mamasë. E pyetur nga një prej ndjekësve se sa mendon t’i mbajë veshur rrobat e zeza, ajo ka treguar se asnjë ngjyrë nuk e zbeh dhimbjen.
“Si fillim ngushëllimet e mia për humbjen e babait! Nuk ka humbje e dhimbje më të madhe për një fëmijë sesa të humbasësh prindin. Por uroj po ashtu që të mos mundosh veten për mungesën e tij, e kjo disfatë e jetës të të shërbejë si forcë për t’u ringritur dhe më e guximshme. Sa për veshjet unë jam ende me të errëta (jo të zeza), por mendoj që është shumë personale dhe që asnjë ngjyrë në rroba nuk rrit as zvogëlon dhimbjen që ti ndjen. Fundja mund të veshësh gjithë ngjyrat e ylberit dhe shpirtin ta kesh po plagë”, ka shkruar Fjoralba./revistawho.com