• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Fjoralba Ponari flet hapur, zbulon të ftuarin më të sikletshëm në “Top Arena”

Fjoralba Ponari është bjondja simpatike që ju shtua së fundmi skuadrës së ‘Top Arena’, emisonit që kishte në fokus komentimin e ndeshjeve të botërorit që sapo u mbyll. Por Fjoralba nuk ishte një personazh i panjohur, pasi ka konkuruar në ‘The voice of Albania’ me zërin e mrekullueshëm.

Me profesion stomatologe, pasion këngën dhe televizionin ajo fitoi zemrat e të gjithë sportdashësve. Ditën e sotme ka qenë për herë të parë e ftuar në “Thuaje me Pepsi” pas mbarimit me sukses të misionit si moderatore. Fjoralba ka treguar çdo gjë, për emocionet e përjetuara dhe eksperiencën si prezantuese.

E ngacmuar nga Dojna ajo zbulon edhe të ftuarin më të sikletshëm, që ka qenë  aktori i njohur shqiptar, Leart Vasili. “Ishte java ime e parë dhe isha në siklet edhe për problematikat e mia. Ndërsa ai ishte i gatshëm për të folur dhe për të bërë lajm dhe kur ja heq fjalën 1 herë, 2 herë, 3 herë duhet  të kesh një farë elegance për të ndaluar” ,-tregoi ajo me humor./revistawho.com