• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Fjolla Morina sqaron publikisht problemin me ish të dashurin e Morena Tarakut

Prej disa ditësh në media po qarkullojnë lajme që lidhen me këngëtaren Fjolla Morina dhe miliarderit iranian Sasha Sobhani. Nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale ata thumbonin njëri-tjetrin duke ngjallur shumë debat në publik. Ish I dashuri i Morena Tarakut publikoi disa biseda ku tregonte se Fjolla ishte një fanse e tij dhe më pas këngëtarja reagoi duke e sharë atë publikisht. Megjithatë nga kjo histori nuk është kuptuar arsyeja e nisjes së debatit dhe këtë e ka zbuluar mbrëmjen e kaluar Fjolla në një intervistë për gazetarin Butrint Pasjaqa, në emisionin “Mirage”.
“Në fjalët që ka thënë ai nuk ka asgjë të vërtetë në radhë të parë. Në radhë të dytë mesazhet në ‘Instagram’ ai i ka fshirë ato që ka dërguar vetë. Çdo njeri kur të bën komplimenta t’i kur nuk di cfarë t’i kthesh ju dërgon puthje ose një zemër. Ai nuk është askush dhe kjo histori u ekzagjerua shumë. Ai më ka shkruar nëse unë njoh dikë që ta ndihmoja për të bërë ‘Instagramin’ të verifikuar dhe unë i kam kthyer përgjigje për respekt edhe kaq. Ai i ka publikuar ato gjëra sepse unë e kam hequr nga ‘Instagrami’. Mua më vjen shumë keq për të sepse mendoj se ai ka problem me trurin. Do të doja që në këtë emision të mbyllej kjo temë dhe të mos flitej më për tipa si ai,” shprehet Fjolla duke e mbyllur deklaratën e saj me një të sharë./revistawho.com