• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Fjolla Morina rikthehet me ndryshime rrënjësore në Instagram

Pas një pauze të gjatë, këngëtarja e njohur nga Kosova, Fjolla Morina është rikthyer në rrjetet sociale.

Ajo ka zgjedhur një ditë tepër të rëndësishme për ta bërë këtë, pikërisht në ditën e parë të shkollës, ku shihet se ka përcjellë vajzën e saj.

Pa i dhënë rëndësi asgjë që ka ndodhur në jetën e saj së fundmi Fjolla shkruan:
Një fillim i ri sot për ty vajza ime e vogël, uroj të jetë i mbarë rrugëtimi drejtë dijes…Jam shumë krenare me ty Ayla, suksese për ty dhe gjithë fëmijët anë e kënd botës”, ka shkruar Fjolla teksa shihet e veshur me një kostum elegant në të bardha.

Ajho që na ra në sy është edhe look-u i ri i saj, ku këngëtarja shfaqet tërësisht bionde.
Pak kohë më parë Fjolla u lirua nga paraburgimi në Kosovë, ndërsa u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri./revistawho.com