• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Lajme

Fjolla Morina lirohet nga paraburgimi, gjykata rrëzon kërkesën për ekstradim në Shqipëri

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, është liruar nga paraburgimi ku qëndronte pas arrestimit të saj të dytë në Kosovë.

Gjykata e Prishtinës, e ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë për ekstradim në Shqipëri duke e nxjerrë kështu nga paraburgimi.

Avokati i këngëtares, e ka konfirmuar këtë lajm për mediat kosovare ku ka theksuar se Fjolla u la e lirë, sepse gjykata i tha jo kërkesës së ekstradimit nga autoritet shqiptare.

Këngëtarja, e cila u arrestua në Kukës vitin e kaluar, u akuza për “trafikim të armëve dhe municionit”
dhe ku u dënua në mungesë me 6 vite burg.

Gjatë periudhës kur ndodhej në arrest shtëpie në Shqipëri, këngëtarja ka bërë udhëtime të shumta si Dubai dhe Maldive. Në destinacionin e fundit, këngëtarja i dha fund beqarisë ku kurorëzoi në martesë lidhjen e me biznesmenin, Fisnik Syla.

Në lidhje me armën që iu gjend në makinë, Fjolla tha se ishte e një miku të saj që kishte ndërruar jetë dhe e mbante për vetëmbrojtje, pasi ishte nënë e vetme e dy vajzave. Ajo theksoi se nuk e dinte që armën e kishte marrë me vete, pasi kishte harruar që e kishte vendosur në çantë.

Në Kosovë, Fjolla u arrestua pas urdhër-arrestit ndërkombëtar lëshuar nga Interpoli, për shkak se ajo ishte e dënuar në Shqipëri për kalimin e kufirit shtetëror me armëmbajtje pa leje./revistawho.com