• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Fjalë prekëse, Besa merr letër të hapur nga nëna e saj

Këngëtarja Besa Kokëdhima sapo ka nisur një rrugëtim shumë të bukur në fushën profesionale, si njëra prej trajnereve në talent show-n “The Voice of Albania” për këtë edicion.

Të premten në mbrëmje e pamë Besën të emocionohej nga konkurrentët dhe të ishte mjaft e entuziazmuar për këtë sfidë të re në jetën e saj.
Mirëpo, një surprizë shumë e bukur i ka ardhur pikërisht nga mamaja e saj, Brixhida Kokëdhima, e cila nëpërmjet një letre të hapur në Facebook ka përshkruar të gjitha ndjesitë pozitive për këtë eksperiencë të re të vajzës së saj.

“Besa ime,
Jam e gëzuar që je pjesë e jurisë së “The Voice”!
Besoj se nuk është e lehtë të përzgjedhësh, të trajnosh, të zhvillosh talentin e secilit në skuadër e njëkohësisht t’i kesh në garë me njëri-tjetrin!
Jetoje si një eksperiencë tepër të veçantë, ndihmoji me zgjuarsi dhe aftësi që ti i ke, që miqtë e tu të rinj të luftojnë fort për të fituar jo vetëm me vokal, por edhe me zemër dhe me psikologji fituesi.
Ata të shikojnë si idhullin e tyre dhe ti je një yll, por ata të kthejnë në kohë, kur doje aq shumë këngën dhe interpretimin dhe ishe trajnere e vetes! Më shumë duhej të të kisha ndihmuar në rrugëtimin e këngëtares. Të dua shpirt!” – ka qenë mesazhi i plotë i një nëne të emocionuar nga arritja e të bijës.