• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Fjala e fundit e vajzave të njohura: korseja

Korsenë mund ta quajmë padyshim fiksimin e fundit të vajzave të ekranit. Ndonëse prej vitesh është pjesë e gardërobave tona, këtë vit duket se po ia njohim vlerat më shumë se kurrë. Të bën të dukesh më seksi, me më shumë gjoks dhe me një bel të hollë. Mjafton të shihni Lori Hoxhën, e cila në veshjet e saj të fundit nuk e ka ndarë korsenë ose shihni motrën e saj, Sarën, e cila me siguri ka marrë sugjerim nga Lori. Ndërkohë Aurela Hoxha dhe Arta Nitaj e kanë përdorur korsenë për daljet e tyre në ekran dhe sigurisht janë dukur shumë seksi. Çmimet e korseve të Lorit nisin nga 76 euro tek 542 euro. Ndërsa Sara Hoxha ka harxhuar 91 euro për korsenë e saj ngjyrë gri. Ajo që ka harxhuar më shumë është Aurela, korseja e të cilës kushton 2,875 euro.