Dorina Mema ka zbuluar se është fituese e vendit të parë në ‘World Championship Fit Shape’ në kategorinë 165 cm dhe kupa është me e madhe se ajo vetë. Me humor , por shumë gëzim ajo ka treguar për arritjen e radhës.
Në foto tjetër Mema shfaqet duke mbajtur para vetes një shirit që lexon Albania dhe sigurisht bie në sy fiziku i saj perfekt me muskujt e dukshëm.
Dorina i është dedikuar jetës së shëndetshme prej shumë kohësh dhe njohuritë e saj, i ka kthyer në shërbim të njerëzve pasi po ndihmon shumë persona të bien nga pesha./revistawho.com