• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Firma më e madhe e veshjeve ‘H&M’, zhduk foton e djaloshit me ngjyrë pas akuzave për racizëm

Firma suedeze më e madhe e veshjeve ‘Hennes and Mauritz’ kërkoi falje dhe hoqi reklamën e një djaloshi me ngjyrë pasi u akuzua kudo në rrjete sociale për racizëm. Fëmija me ngjyrë kishte veshur një bluzë sportive e cila lexonte “Majmuni më i mirë në xhungël”. Blogerja e njohur Stephanie Yeboah shkruajti në ‘Twitter’: “E kujt ishte kjo ide për të veshur këtë djalë me ngjyrë me bluzë sportive që lexon “Majmuni më i mirë në xhungël”. Ju e dini se majmuni është një shprehje raciste për njerëzit me ngjyrë apo jo? Edhe këngëtari ‘The Weeknd’ reagoi duke thënë se ndihej i shokuar dhe i turpëruar nga ajo që bëri kompania dhe se asnjëherë nuk do të punonte më për ‘H&M’. Kjo kompani veshjesh nuk është e vetmja që është sulmuar për skandalet e reklamave këto vitet e fundit. Edhe ‘brand’-i spanjoll ‘Zara’ hoqi reklamat e disa pizhameve që ngjasonin me uniformat e hebrenjve të burgosur në kampet e përqëndrimit. Gjithashtu në tetorin e vitit të kalur kompania ‘Dove’ u akuzua për racizëm për një reklamë ku shihej një grua me ngjyrë që shndërrohej në një grua të bardhë. / revistawho.com