• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Fiori Dardha e nis javën me dedikim special: Të gëzohemi dhe të jemi falenderues për çdo ditë që i kemi pranë

Moderatorja dhe gazetarja e njohur, Fiori Dardha, ka vendosur ta nisë ditën me një dedikim special për prindërit. Në këtë situatë me Koronavirusin, pa dyshim ata që duhet të ruajmë më shumë janë prindërit tanë. Edhe Fiori duket se ndan këtë mendim. Ajo ka ndarë një foto teksa puth të ëmën dhe ka zgjedhur të shkruajë disa fjalë. “Kujdesuni, takojini, përkëdhelini, përqafojini dhe puthini sa më shumë prindërit. Të gëzohemi dhe të jemi falenderues për çdo ditë që i kemi pranë. Nuk thotë kot populli: Nënë e babë një herë të thotë goja. Javë të mbarë!”, shkruan Fiori. Kujtojmë se ajo e ka shprehur shpesh mallin që ka ndjerë këto kohë për djalin dhe prindërit, pasi duke qenë se punon çdo ditë dhe për mos t’i rrezikuar vendosi të karantinohej larg tyre.