• youuinsttaaffccbb
TEST
Evente, Fotot

Filmi shqiptar në Cinema Du Reel në Paris

Cinema Du Reel, festivali ndërkombëtar i filmit dokumetar që organizohet në Qendrën Pompidou në Paris nga 18 – 27 mars 2016, i dedikon sivjet në ediconin e tij të 38-të, një program të veçantë kinemasë shqiptare, një retrospektivë të sjellë nëpërmjet dokumentarëve të fondit filmik të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit. Programi mbi kinemanë shqiptare, i titilluar “Një histori përmes imazheve”: Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit në fokus, është kuruar nga Clarence Tsui, një nga programuesit e festivalit Cinema Du Reel, kritik filmi dhe studiues i kinemasë. Retrospektiva e pasur me 16 tituj filmash dokumentarë shqiptarë dhe një film artistik është konceptuar e grupuar në 5 programe të cilat paraqesin etapat kryesore të historisë së Shqipërisë treguar me anë të mediumit kinematografik:

Shqipëria e periudhës së shtetformimit

‘Zërat’ e censuruar

Marrëdhëniet me ndërkombëtarët

Pasoja – Historia e risjellë

Loja e fëmijëve – Realiteti i Xhanfise Kekos

CLOSE
CLOSE