• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Filmi “Shok”, do të prezantohet sonte në Londër dhe New York

Filmi kosovar “Shok” që bëri historinë në kinematografinë e filmit kosovar duke u futur në nominim për çmimin “Oscar” sonte do të prezantohet në Londër dhe New York.

Këtë e kanë bërë të ditur dy ambasadorët e Kosovës në këto vende, Lirim Greiçevci dhe Vlora Çitaku, transmeton Telegrafi.

Sipas tyre “Shok” sonte në Londër prezantohet brenda ambasadës së Kosovës në Londër, ndërsa në New York në MoMA – Museum of Modern Art.

Kujtojmë se ndarja e çmimeve në festivalin më prestigjioz të filmit do të bëhet me 28 shkurt dhe filmi që paraqet një ngjarje të vërtetë të ndodhur gjatë luftës në Kosovë, konkuron me tre filma të tjerë në kategorinë Short Film Live Action.

 

/Telegrafi