• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Filmi ku këndon Dua Lipa premierë edhe në Los Angeles, këngëtarja shkëlqen me pamjen e saj

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka shkëlqyer sërish në një nga daljet e saj në tapetin e kuq në Los Angeles të Kalifornisë.

Ajo u shfaq me një fustan ngjyrë ‘gold’, në premierën e filmit ‘Alita Battle Angel’ dhe ‘look-u’ i saj gjatë këtij momenti tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Këngëtarja, e cila këndon këngën e këtij filmi ‘Swan Song’, ka shkuar për herë të dytë në premierën ‘Alita Battle Angel’, pasi premiera e parë u mbajt në Londër pak ditë më parë.

Fustani i Dua-s ishte i dizenjuar nga Lorenzo Possoco dhe ka bërë që të gjithë sytë të kthehen nga ajo./revistawho.com