Me mbarimin e “Kudo bashkë”, fillon nga nesër në TV Klan seriali më i ri, “Dashuria është në ajër”, me aktorët Hande Erçel në rolin e Eda dhe Kerem Bursin në rolin e Serkan. Eda jetonte një jetë modeste ndërsa Serkan kishte gjithçka. Eda është një vajzë shumë e bukur, energjike dhe që punon si luleshitëse. Ajo ëndërron të mbarojë studimet e larta dhe të zhvendoset në Itali. Por të gjitha ëndrrat e saj këputen në mes, kur kompania “Bolat Holding” me pronar Serkan Bolat, ndërpret bursën e saj të studimit. Eda e urren Serkan Bolat për këtë arsye, por jeta i bashkon.
Gjatë protestës në universitet Eda e gjen veten të prangosur së bashku me Serkanin. Ndërkohë Serkani harton një plan për të rifituar ish-të dashurën e tij, e cila e ka lënë dhe është fejuar me një mashkull tjetër
Eda dhe Serkan bëjnë një marrëveshje: Eda do të shtiret si e fejuara e Serkanit dhe ai do ti rijapë asaj bursën e studimit.