• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Fifi viziton Fjollën në Kukës dhe tregon për çfarë ka nevojë më shumë ajo

Me postimet e fundit në rrjetet sociale, Fifi ka treguar se ka vendosur t’i qëndrojë pranë mikes së saj, Fjolla Morina. Këngëtarja ka vendosur të shkojë ta takojë në shtëpinë ku Fjolla po qëndron në Kukës, duke pohuar se do jetë përherë në krah të saj.

“Ajo ka nevojë për vajzën e saj. Çfarëdo që të ndodhë, kudo që jeta na përplas, në të mirë e në të keq unë jam aty për ty”, ka shkruar Fifi krah videos ku shfaqet me Fjollën, e cila është duke komunikuar në kamera me vajzën e vogël.

Kujtojmë se momentalisht Fjolla është duke qëndruar në Kukës, për shkak të dënimit me arrest shtëpie me afatin kohor prej 30 ditësh. Në këto ditë jo pak të lehta për këngëtaren, duket se mikja e saj, Fifi ka vendosur t’i qëndrojë në krahë duke e takuar për të qenë më pranë saj.

Fjolla u ndalua rreth dy javë më parë në pikën kufitare të Morinës nga policia e Kukësit për shkak se në çantën e saj u gjendën dy armë zjarri./revistawho.com