Fifi ka qenë e ftuar sot në “Big Brother Fun Club” dhe duhet të thënë se më në fund morën sqarim shumë detaje që lidhen ngushtë me daljen e saj nga shtëpia dhe gjithë vështirësitë brenda saj. Ajo u pyet nga Dojna për personat më fallco brenda shtëpisë dhe në këtë pikë nuk deshi të thotë asnjë emër, pasi për të kjo është vëmendje e tepërt. Por emrat e atyre që i sheh si më të vërtetët i listoi.
“Monika ka bërë lojën më të bukur dhe të vërtetë që prej fillimit. Një njeri tjetër që ka qenë origjinal është Donaldi, por besoj se edhe Trixa është shumë reale dhe e ndrydhur në të njëjtën kohë. Më ka dhembur sa është gjykuar nga jashtë”, ka pranuar Fifi.
Nga ana tjetër ajo tha se është përballur me shumë dyfytyrësi dhe falsitet në shtëpi, pasi shumë banorë gënjenin sy për sy. “Unë i dija gjërat nga jashtë dhe kur hyja aty i dëgjoja të transformuara historitë dhe në atë pikë nuk duroja dot. Ndryshimi im dhe i Trixës është pikërisht ky, ajo duron unë jo. Dhe mendoj se duron ngaqë nuk do të humbë Donaldin. Ndërsa unë kisha për të humbur gjithë ata që më duan jashtë shtëpisë”, tregoi në vazhdim Fifi. Falsiteti për këngëtaren, me fjalët e saj, ka qenë arsyeja kryesore pse bëhej keq dhe dilte nga vetja./revistawho.com