Fifi ka qenë e ftuar në ‘Fun Club Big Brother’ ku tregoi gjithçka për daljen nga shtëpia dhe ngjarjet brenda saj. Kur u pyet për Ilirin dhe fakti që edhe pse me të qe e afërt prej fillimit, nuk e përshëndeti para se të dilte ajo pranoi se është ndjerë keq prej tij. “Nuk kam si përshëndes një njeri që mendon se kam aktruar kur më ra të fikët dhe mendon se aktroj për gjendjen shëndetësore. Ai dhe më vonë kur kërkoi falje e bëri sa për sy e faqe, bëri sikur nuk e kishte kuptuar”, tha Fifi.
Por më tej theksoi se ai është lojtar shumë i zgjuar, pasi di të dalë nga çdo situatë edhe pse loja e tij sipas saj nuk është fare e ndershme./revistawho.com