Fifi ka hyrë mbrëmjen e sotme brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip’.
Edhe pse ardhja e saj ishte një suprizë për Monikën, këngëtarja nuk është larguar pa u futur edhe një herë brenda shtëpisë. Ajo u prit me emocion nga banorët të cilët e komentuan shumë për pamjen dhe u prekën prej saj.
Një përqafim i ngrohtë dhe prekës ishte edhe ai me Donaldin, teksa u dëgjua që i tha: “Ja u futa prapë, na ke jashtë, do bëhesh i fortë, mos u qurravit se je burrë!”.
Fifit ka vizituar edhe lavanderinë, vendi ku qëndronte më shumë. “Lavanderi të hënksha zemrën. Kjo lavanderia ka qenë psikologu im”, u shpreh ajo para se të ikte./revistawho.com