Fifi e mbajti fjalën për të bërë një tatuazh frymëzimin për të cilin e mori nga Donaldi. Me një video ajo tregoi se ka shkruar nofkën me të cilën e thërriste Donaldi në krah. Për ata që nuk e mbajnë mend, në nisje të formatit, në një bisedë me disa banorë të tjerë, u diskutua që të bënin një tatuazh. Asokohe Donaldi nisi ta thërriste Fifin: “Filoqyl” dhe ajo i premtoi aktorit se do e bënte tatutazh këtë nofkë.
Dukeshëm miqësia mes Donaldit dhe Fifit qënka goxha e fortë, pasi edhe pas largimit të Fifit nga “Big Brother VIP” mungesa e saj ndihet sidomos nga aktori./revistawho.com