• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Fifi edhe mund të mos e fitoj lojën, ama dashurinë e motrës së Granitit, Po!

Raporti i këngëtares Fifi me Granit Canën është bërë një nga më të diskutuarit brenda dhe jashtë shtëpisë së “Big Brother Vip”

Të dy kanë pohuar se mes tyre po lind diçka, por duket se ky afrimitet paska dhe mbështetjen e familjarëve të Granitit, të cilët po e shohin lidhjen e tyre nga jashtë.

Përmes një lidhje skype në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, motra e Granitit, moderatorja Genta Cana tregoi sesi e sheh këtë marrëdhënie dhe lojën në përgjithësi të vëllait të saj.

“Po më vjen keq që Graniti më duket pak i ngurtë aty, sepse në jetën reale bën shumë humor”, u shpreh si fillim ajo.

Ajo gjithashtu shtoi se më herët Graniti ka pasur disa lidhje, duke e konsideruar vëllain pak tip aventurier.

Kur Bieta e pyeti sesi e sheh marrëdhëien e tij me Fifin aty brenda, Genta nuk ngurroi të jepte një përgjigje pozitive.

“E kemi parë që po i shpalos disa ndjenja. Unë si kunatë i them Fifit ‘Mirë se erdhe në shtëpinë tonë’”, tha duke qeshur ajo, ndërsa më tej theksoi se sheh seriozitet në marrëdhënien e tyre.

Me këtë deklaratë mund të themi se Fifi sapo e ka fituar dashurinë dhe mbështetjen e motrës së Granitit. Dhe nëse lidhja do vijojë, ajo me siguri vlen më shumë sesa çmimi i madh që do të marrë fituesi./revistawho.com