• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Fifi e thotë troç se çfarë e bën Luanën njeriun me vlerat më të mëdha

Prej 2 sezonesh tashmë, këngëtarja e njohur nga Kosova, Filloreta Raçi ose e njohur ndryshe me emrin e artit, Fifi është pjesë e stafit të programit të përjavshëm në ekranin e ‘Top Channel’, ‘Shiko Kush Luan’.

Artistja ka ndarë momente të ndryshme në llogarinë në rrjetet sociale jo vetëm gjatë programit, por dhe nga projektet e saj muzikore, ndërsa së fundmi ka zgjedhur të shprehë publikisht vlerësimin e saj për moderatoren dhe autoren e programit, Luana Vjollca.

“Nesër puntatë speciale me mysafirë super special. Jam e bekuar që jam pjesë e këtij ‘show’. Më e veçanta e këtij ‘show’ je ti @luanavjollca që përpara çdo gjëje në botë je njeri dhe njerzillëku jot të jep vlera shumë të mëdha. Të dua”, ka shkruar Fifi në foton e saj në fundit të publikuar në ‘Instagram’ ku duket se është veshur e gjitha me të zeza. Kujtojmë se ndonëse në rolin e këngëtares, Raçi drejton shpeshherë edhe rubrika të ndryshme në program, duke i dhënë më shumë energji studios.

Me siguri puntata e nesërme e ‘Shiko Kush Luan’ do të rezervojë mjaft surpriza për publikun shqiptar, i cili e pret me padurim çdo të shtunë./revistawho.com