• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Fifi debaton me Sheilën: Ti je super artiste, po për karrierë s’të ka ecur (Video)

Shtëpia e “Big Brother Vip” vijon të na dhurojë emocione e përballje të forta. Vip-at shqiptarë kanë shumë për të treguar e për të debatuar po aq.

Së fundmi ka qenë Fifi ajo që ka patur një debat me kolegen e saj, Sheila Haxhiraj lidhur me suksesin e kësaj të fundit.

Duke përmendur mundësitë e secilit prej konkurentëve për të pasur sukses, Fifi ju drejtua Sheilës duke i thënë se ajo është super artiste, por në karrierë nuk i ka ecur dhe aq.

Ky konstatim nuk është pritur mirë nga Sheila,  e cila i ka thënë se  ajo ka punuar me njerëzit e gabuar.

“Kam dy vjet që kam punuar për këtë dhe do nxjerr një album të tërë, atëherë hajde flasim. Ti nuk e di sesi mund të më ecë mua zemra ime. Nuk kam ecur sepse s’kam punuar me njerëzit e duhur” i këngëtarja Fifit./revistawho.com