• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Fifi debaton ashpër me Semin, kjo e fundit shpërthen në lot dhe një falje e mbetur pezull

Mbrëmja e djeshme është mbyllur me një debat të ashpër mes Semit dhe Fifit.

Kjo e fundit që prej më shumë se dy ditësh mban në duar një shkop, simbol i cili i paralajmëron banorët se do të dënohen prej saj nëse gabojnë.

‘’Më sikletos kur të shoh me shkop vërdallë, nuk është normale’’,- i tha Semi e revoltuar Fifit.

Nga ana tjetër edhe Fifi e bezdisur nga ky argument i Semit tha: Nëse të shqetëson ndërro krah, unë kështu dua të rri dhe kaq. Nuk më intereson nëse e ke frikë ose bezdi.

Debati u shoqërua me tonë të larta zëri, gjë e cila i shqetësoi dhe banorët e tjerë.

‘’Ulë zërin dhe flasim si njërëzit, nuk është nevoja të bërtasësh’’,- i tha Kledi-Fifit.

Semi duket se nuk e përballoi mirë këtë situatë dhe ‘’shpërtheu’’ menjëherë në lot duke thënë: Kjo nuk është normale, çfarë duhet të bëj që ata të kuptojnë që unë bëhem keq nga kjo gjë.

Donaldi u përpoq ta qetësonte gjatë këtij momenti të vështirë.

Kutojmë se para disa ditësh Semi pranoi publikisht se vuan nga ankthi.

Pak orë më pas, Fifi ndjeu t’i kërkonte falje asaj, gjë që u pasua pa asnjë reagim nga Semi.

‘’Unë nuk jam mirë që nga pardje, mora vesh që edhe ti kishte pasur probleme. Meqë u prek shëndeti në këtë mes, unë e ndjej detyrimin të të kërkoj falje. Jam shumë e shqetësuar për ty’’,- tha Fifi.

 

CLOSE
CLOSE