• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Fifi bën rrëfimin prekës: I dashuri i parë më la, sepse nëna e tij nuk më donte (ngaqë isha fshatare e Ferizajt)

Spektakli “Big Brother VIP” ka marrë vëmendjen e të gjithëve që në javën e parë, teksa personazhet e famshëm kanë nisur të zbulojnë gjëra intime nga jeta e tyre private, por edhe të pathënat nga jeta e tyre profesionale.

Gjatë një diskutimi me banorët rreth lidhjeve në çift dhe ndërhyrjeve nga familjarët mes një çifti, këngëtarja Fifi tregoi një rast konkret nga jeta e saj.

Filloreta Raçi, emri i vërtetë i saj ka treguar se si ish-i dashuri i saj e parë e kishte lënë, kjo pasi ajo nuk i kishte pëlqyer mamasë së tij.

“Mua më ka thënë ish-i dashuri im i parë, po më thotë nëna: ‘Zgjidh mes mua dhe asaj’, pse? ‘Sepse ajo është katundare e Ferizajt dhe është këngëtare dhe unë s’e dua nusen as këngëtare as katundare”, ka treguar këngëtarja e hitit “Marova”.

Pavarësisht këtyre detajeve, Fifi ka qenë gjithnjë e rezervuar për sa i përket jetës së saj private./revistawho.com