Blendi Fevziu ka qenë i ftuari i radhës në programin “Dola tek Ola” në ‘News 24’. Gjatë bisedës interesante si i ftuar, ku ndau me publikun detaje tek të cilat nuk mund të ndalojë në programin që drejton mbrëmjeve, Blendi dha edhe një mesazh.
“Mund të kesh një kapele 500 euro në kokë, por nuk ke kokë poshtë saj”, u shpreh ai gjatë bisedës. Duke lënë të nënkuptuar se veshja dhe markat nuk e bëjnë njeriu, por sjellja dhe karakteri japin kontributin e madh. Në një kohë kur ‘Instagram-i’ dhe bota virtuale nxit konkurencën për gjënë më të shtrenjtë e më të bukur, një mesazh i tillë na duhej.
E thënë kjo nga një person që ka gjithçka, para, veshje të shtrenjta dhe një karrierë të gjatë e të suksesshme televizive, sigurisht që merr peshë tjetër. Blendi na kujtoi që duhet të jemi të aftë dhe me karakter, para se të shohim markën e asaj që kemi veshur, apo që kanë veshur të tjerët./revistawho.com