Arbana ka ndarë më të gjithë fansat e saj pamjen e një torte shumë të shijshme (tw paktwn pwrmes fotove). Për ata që kanë neps, me siguri kjo nuk është fotoja më e bukur që mund të shikonin në këtë moment, por moderatorja ka arsye për të festuar.
Dielli që erdhi në jetë si sot 3 muaj më parë është arsyeja pse dita e familjes së Arbanës është ëmbëlsuar më shumë se zakonisht. Sigurisht për ata që e njohin moderatoren (edhe online), e dinë që ka dobësi për të ëmblat.
“Dikush të vijë të ma marrë këtë bombë nga duart”, ka shkruar ajo në videon e publikuar duke lënë të kuptohet se po e tepron pak me kaloritë. Epo që të hash të ëmbla dhe të shkelësh dietën, duhet një justifikim i fortë dhe sot Arbanës ‘i falet’./revistawho.com