• youuinsttaaffccbb
TEST
Horoskopi

Festoje Shën Valentinin siç yjet urdhërojnë

Po mendoni ku ta çoni partneren për Shën Valentin? Mjafton t’i dini shenjën e horoskopit se një ide jua japim ne.

Dashi – Ato duan të ndihen të vlerësuara dhe se ju jeni përpjekur për t’i bërë të lumtura. Prandaj duhet të gjeni diçka të mirëmenduar. Nuk është e thënë që të shpenzoni shumë para, por ajo duhet të kuptojë që e keni vrarë mendjen për një ide. Një udhëtim, i organizuar do ishte një ide e mirë.

Demi – Janë një shenjë shumë sensuale dhe shijojnë gjërat materiale. Lule, verë dhe një ditë në spa, masazh çift do ishte një dhuratë speciale.

Binjakët – Pëlqejnë çdo aktivitet që është me njerëz dhe i duan surprizat. Kështu që një ditë në kinema, duke parë një film romantik do të ishte një ide e mirë.

Gaforrja –E shijojnë shumë ambientin e shtëpisë prandaj do ta gëzonit nëse gatuani për të një darkë surprizë. Ose nëse nuk dini të gatuani, porosisni në shtëpi dhe shtrojeni darkën me qirinj. Ah, mos harroni lule!

Luani – Duan të jenë në qendër të vëmendjes prandaj atë ditë kushtojani plotësisht atyre. Për ta gëzuar, blejini një dhuratë dhe ide e mirë do të ishte një bizhuteri.

Virgjëresha – Pëlqejnë të planifikojnë çdo gjë prandaj një ditë përpara bëni një plan ku do e kaloni Shën Valentinin dhe tregojani. Këshillë: Një drekë/darkë në restorant do të ishte ide e mirë.

Peshorja – Lule, çokollata, dhurata dhe një vend me pamje të bukur. Mjaftojnë këto për ta kënaqur Peshoren tuaj për Shën Valentin.

Akrepi – Janë shumë pasionante prandaj planifikoni të kaloni një natë të nxehtë me to. Një shtrat me petale trëndafilash do ishte një surprizë që do e mahniste.

Shigjetari – E duan të papriturën prandaj bëni diçka aventureske si për shembull një udhëtim spontan ose aktivitet jashtë shtëpisë.

Bricjapi – Duan t’ja tregoni sa më shumë përkushtimin prandaj përgatisni diçka në shtëpi për ta surprizuar. Një darkë, lule, qirinj dhe Viola!

Ujori – Duan që çdo ditë të jetë ndryshe nga tjetra prandaj për Shën Valentin bëni një udhëtim duke shkuar në një vend që nuk e keni vizituar më parë.

Peshqit – Një letër ku i shprehni dashurinë dhe një dhuratë e vogël do të ishte ideale për një partnere Peshk.