• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Festoi ditëlindjen e parë si nënë, Olta Boka shkruan fjalët emocionuese

Këngëtarja e dashur, Olta Boka, ka festuar sot ditën e lindjes. Ky moment ka qenë mjaft special për këngëtaren, pasi ajo feston për herë të parë si nënë. Të gjitha emocionet e përjetuara Olta ka vendosur t’i shkruajë në “Instagram”, krahas dy fotove ku shfaqet mjaft e qeshur.

Cdo urim i juaji i shtoi nje buzeqeshje me shume protretit tim!

E dua shume diten e lindjes dhe ne kete dite, me shume se cdo here, i jam mirenjohese Zotit per mundesite qe me jep ne jete, per privilegjin e te jetuarit edhe nje vit me shume dhe per te gjithe dashurine qe kam rreth e rrotull meje! Perfshire edhe ty qe po i lexon keto rreshta!

Ky vit, ndryshe nga cdo vit tjeter, erdhi me special! Une rilinda me lindjen e Gaia-s, por sot kuptova qe lindja ime i sherben kesaj te fundit, ne perkushtim te se ciles do te jem deri ne frymen e fundit!”, shkruan këngëtarja në postimin e saj. Kujtojmë se ajo dhe partneri i saj, Ivi, janë prej shumë vitesh të lidhur dhe vetëm pak muaj më parë u bënë prindër të vogëlushes Gaia.