• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Festë surprizë për Feron, por me siguri dhurata më e bukur është Arbenita

Fero feston sot ditën e lindjes dhe miqtë e tê afërmit janë kujdesur t’i dhurojnë momente të veçanta me anë të një feste surprize. Pamjet i ka ndarë vetë reperi ku duket ambienti i zbukuruar me tollumbace dhe torta me dizejn marijuane. Të njëjtën tortë e ka ndarë dhe Arbenita, e cila shkruan: “Ditëlindja e të dashurit”. Me sa duket modelja ka udhëtuar për të qenë pranë Feros në këtë ditë speciale dhe me siguri kjo ka qenë dhurata më e bukur për reperin. Kujtojmë se ai dje publikoi projektin e tij të fundit “2Pac”, i cili kishte ngjallur shumë kureshtje për shkak të deklaratave të Feros se ai është gjallë.