Sapo ka kaluar mesnata, banorët kanë uruar Einxhel për ditëlindjen në mënyrën më të ëmbël të mundshme. Me mundësitë që kanë dhe aq sa i lejon Vëllai i Madh, Valoni me kitarë dhe të gjithë banorët pas tij i kanë kënduar dhe kanë uruar moderatoren, e cila duket se nuk e priti këtë moment.
Gjatë mbrëmjes ka pasur festë në shtëpinë e Big Brother, me kërcime dhe atmosferë latine, që ju përshtat shumë mirë edhe ditëlindjes së Einxhel./revistawho.com