• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Festa më ‘glamour’ nga Dhërmiu: Asnjë nuk mungoi në party-n e Lorit (veç Lorit vallë?!)

Mbrëmja e kaluar bëri bashkë personazhet e njohur për të festuar suksesin e radhës së Lori Hoxhës në bashkëpunim me “Cohls”.
Të gjithë nisën dilemat e veshjes sapo ftesa mbërriti tek shumë të njohur, megjithatë për rrobat e banjos dhe peshqirin kishte menduar Lori dhe “Cohls”, në rast se do të donin të laheshin natën vonë në det.
Festa ishte e menduar deri në detaje dhe çfarë binte në sy ishte kurimi i ambientit që nga jastëkët e personalizuar me emrin e dy bashkëpunëtorëve, peshqirët e deri tek ngjyrat kaotike të verës, e verdhë, jeshile, apo rozë që i kishin dhënë pamjen e verës së vërtetë gjithë vendit.
Të gjithë bënë gëzuar nën hënë e me zhurmën e detit teksa u kujdesën që çdo moment të bukur ta ndanin edhe me ndjekësit në rrjetet sociale duke etiketuar dhe Lorin.
Ne i pamë të gjitha zgjedhjet që nga grimi, fustanet e kostumet, por vetëm Lori na i kurseu pamjen e saj, duke rritur kështu edhe më shumë kuriozitetin për zgjedhjen që ka bërë, ndonëse nuk u pa në asnjë video.
Ç’të ketë gatuar vallë? Me siguri pritja do mbarojë për pak e diçka më shumë do të shohin dhe ata që ishin gjithë sy e vesh për të parë suksesin e pasqyruar edhe në “look” tek Lori./revistawho.com