Pas shumë seancash gjyqësore, Fero, e ka pranuar fajësinë e tij duke e pranuar se e kishte goditur me duar në shpinë një të dëmtuar me inicialet A.A, i cili më pas ishte detyruar të kërkojë ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit në Gjilan.
Feronit Shabani, i njohur si Fero, ka thënë se të dëmtuarit i ka kërkuar falje dhe se bashkë kanë arritur të pajtohen.
Sipas aktakuzës, më 20 gusht 2021, ne rrugën e “Malishevës” në Gjilan, i pandehuri Feronit Shabani pas një mosmarrëveshje me të dëmtuarin A.A, me dashje i ka shkaktuar lëndime trupore.
Sipas kodit penal, Fero mund të dënohet deri në 3 vite burg.