Vajzat shkojnë në shtëpinë e Mesudes dhe kërkojnë për ndonjë shenjë që do i çonte tek vendndodhja e Ejlylit. Defne tani që e di të vërtetën pyet sërish Nazanin për paratë por kjo e fundit nuk i tregon që i ka gjetur. Mesude çohet nga shtrati i spitalit dhe shkon tek dhoma e Kemalit duke u përpjekur ta zgjojë por nuk ia arrin qëllimit. Songyl i shpreh dashurinë të atit duke e ditur se çfarë do ndodhë pasi të martohet nga Gyneji. Gynej shkon të shohë për fustan nusërie për Songylin. Hetuesit marrin në pyetje motrën e Kemalit por ajo e mohon që vëllai i saj të ketë kryer njëkrim të tillë. Gynej i bën surprizë Songylit fustanin e nusërisë. Vajzat mësojnë papritur për martesën e tyre. Songyl kritikon ashpër Gynejin për veprimin e tij por të dy bashkë arrijnë t’i zgjidhin keqkuptimet. Vajzat bëjnë gati Songylin për tu martuar edhe pse pa dëshirën e saj për tu zbukuruar. Feride merr një lajm të keq për Ejlylin. Policia i humb shpresat për gjetjen e saj./revistawho.com