• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Fëmijët e dy artistëve bëhen bashkë në skenë, Ema Andrea dhe Alfred Kaçinari emocionohen pafund

Ditën e djeshme mbrëmja e spektaklit ‘Dancing With the Stars’ ishte e mbushur me emocione veçanërisht për dy nga anëtaret e jurisë. Për Ema Andrean dhe Alfred Kaçinarin ishte rezervuar një surprizë shumë e veçantë nga stafi i këtij spektakli.

Vajza e Emës, Sara, dhe djali i Kaçinarit, Gjergji, ishin ftuar në emision të kërcenin. Të shihnin fëmijët e tyre duke kërcyer në atë skenë ishte një emocion shumë i madh për dy artistët. Ema u shpreh se Sarës i shkonte shumë prezenca dhe kërcimi. Ndërsa Alfredi u tregua pak më i përmbajtur dhe vetëm tha se i vinte çudi si djali ja kishte mbajtur kaq të fshehtë pjesëmarrjen në ‘Dancing With The Stars’.

Javë pas jave ka nga një surprizë të organizuar jo vetëm për jurinë, por edhe për artistët që garojnë. Kujtojmë se javën e kaluar ishte Landi i grupit West Side Family ai që u prek shumë nga kërcimi i vajzës së Dr.Florit në skenë. /revistawho.com