• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Fëmijët e dinë më mirë”, emisioni që takon të vegjëlit me heronjtë e vërtetë

Jemi mësuar që fëmijët t’i shohim të jenë protagonistë në shumë emisione të zhvilluar kohët e fundit. Në pjesën më të madhe të rasteve ata i kemi parë të bëjnë rolin e gazetarit, ku me pafajësinë e tyre pyesin personazhet e njohur të ekranit. Por emisioni i cili do të startojë së shpejti në ‘Digitalb’ nuk ka këtë qëllim.

“Fëmijët e dinë më mirë” është një emision i cili në qendër ka fëmijët dhe një personazh të cilit do i drejtojnë pyetje. Për herë të parë ata do të takohen me heronj të vërtetë, si Suela Lala, aktivistja në karrige me rrota, e cila do u përgjigjet pyetjeve të tyre e zhveshur nga çdo lloj kompleksi dhe do të rrëfejë historinë e saj, duke dhënë një mesazh që atyre do u shërbejë gjithë jetën.

Më pas do të takojnë Emiljanon, i cili nuk shikon, por ka shumë eskperienca për të ndarë me ta lidhur me profesionin e tij. Fëmijët do të takohen dhe me Gersin, i cili, vërtet ka sindromën ‘DOWN’, por është një djalosh shumë i lumtur dhe me plot eksperienca të bukura.

Disa prej tyre kanë qejf Noizy-n, por në emision ata do të njihen me idhujt e prindërve të tyre, si Vaçe Zela, Luan Zhegu, Kozma Dushi… do dëgjojnë këngë nga Parashqevi Simaku… pastaj do mësojnë kush është Michael Jackson, Elvis Presley apo Charlie Chaplin dhe çfarë i bën ata kaq të famshëm. Jo vetëm kaq, ata do mësojnë mbi profesionet, do takojnë instrumentistë, balerinë, një këpucëbërës, një avokat… do marrin vesh çfarë janë zanatet në zhdukje dhe sa e rëndësishme është puna ne jetën e gjithkujt.

“Fëmijët e dinë më mirë” është një program në Digitalb ku fjalën e fundit e thonë fëmijët, sepse nuk ka moderator, ata drejtojnë vetë gjithçka./revistawho.com