Ditën e djeshme, në media të ndryshme u aludua për një fejesë të mundshme të vajzës së Sabianit, Keisi Medini. Bukuroshja kishte postuar një unazë me diamant, që i bëri të gjithë të mendojnë se në jetën e saj kishte ndryshime. Por Keisi ka reaguar vetë me një postim në Instastory, ku e mohon këtë gjë dhe shprehet se dita që do të ndodhë do të jetë larg.