• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Fejohet Matthew Perry, kush është gruaja që ai e quan më të mirën e planetit

Matthew Perry është fejuar. Lajmin e bën të ditur revista “People”, duke zbuluar se ylli i serialit “Friends”, i ka propozuar të dashurës së tij Molly Hurwitz dhe ajo ka thënë Po!

“Vendosa të fejohem. Jam me fat që kam në krah gruan më të mirë të planetit”-tha Perry për “People”.
Matthew dhe Molly u lidhën në vitin 2018 dhe që prej asokohe nuk janë ndarë asnjëherë. Lidhjen e bënë publike duke mos kursyer as fotot në rrjete sociale. Sidomos Molly, e cila poston shpesh foto krah aktorit dhe tregon për jetën e tyre.

Në fillim të këtij viti ajo i bëri një urim për Shën Valentin aktorit duke e quajtur njeriun e saj të preferuar.