Figura ikonë e ‘In TV’, Fatma Methasani rikthehet sërish pranë ekranit, por kësaj here në ‘Euronews Albania’. “Gen Z” është emisioni me fokus tek të rinjtë e talentuar, ekselentë dhe që kanë spikatur në fushat e tyre, që e rikthen Fatmën edhe njëherë pranë të gjithë ndjekësve që e kanë kërkuar me ngulm praninë e saj në televizion, pas një kohe relativisht të gjatë larg kamerave e dritave të studios. Methasani do t’i shoqërojë të gjithë teleshikuesit nga e hëna në të enjte në orën 15:30.
A do të shfaqet Fatma me conversa apo disi më ndryshe kësaj here? Çfarë pritet të sjellë kësaj here? Të gjitha kuriozitet që keni i shuani të hënën./revistawho.com
View this post on Instagram