Ka gjithmonë një mënyrë se si do ta kujtojmë përherë Fatma Methasanin: si prezantuesja e parë që theu rregullat dhe doli në studio me atlete, duke hedhur tutje takat e larta të rregullave televizive. Atletet, bashkë me veshjet e shpenguara e natyrën e zhdërvjellët vizatuan një prej vajzave më sportive, që mbeti përherë e tillë në sytë tanë edhe pasi u bë mami i Noah. Ama kjo s’do të thotë aspak që Fatma nuk mund të jetë edhe kështu, si në këto foto: sensuale, ndjellëse, seksi. Një mami në formë të plotë, e sigurt dhe siç thotë edhe partneri i saj në një koment poshtë fotos, duket si topmodele. S’po i heqim asnjë presje./revistawho.com
View this post on Instagram