• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Fatma dhe Alfio bëhen prindër për herë të parë, zbulojnë emrin e vogëlushit

Moderatorja e njohur, Fatma Methasani dhe shefi i kuzhinës, Alfio Rrotani janë bërë prindër për herë të parë. Fatma ka sjellë në jetë një vogëlush, të cilin kanë vendosur ta quajnë Noah. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Alfio përmes ‘Instagram-it’, ku ka bërë një dedikim mjaft prekës. Në fjalët e tij kupton fare lehtë emocionet e forta që ka ndjerë dhe sesi i ka ndryshuar jeta përgjithmonë. “Sot mësova përfundimisht çfarë do të thotë të duash dhe të të duan, sot mësova përfundimisht çfarë është dashuria. Sot jeta ime ndryshoi si kurrë më parë, sot erdhi tek ne Noah dhe babi Alfio dhe mami Fatma janê njerëzit më të lumtur në botë dh e duan shumë shumë shumë”, shkruan Alfio në foton e parë si një familje. Redaksia e ‘Who’ i uron vogëlushit jetë të gjatë!