• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Fationi ka dy fjalë për lidhjen e Andit dhe Melisës

Melisa dhe Andi kanë konfirmuar më në fund lidhjen e tyre të shumëkomentuar duke i dhënë fund kështu deklaratave ku mohonin se ishin bashkë. Për lidhjen e tyre ka reaguar edhe Fationi, me të cilin Melisa pati disa takime në “Përputhen” e madje publiku nisi t’i shihte çift.

Fationi i është rikthyer çështjes duke u shprehur se është i lumtur që mamaja e Melisës e kuptoi që ai po thonte të vërtetën ndërsa në fund i uron më të mirat çiftit.

“S’dua të merrem më me këtë çështje sepse e kam lënë me kohë, por një gjë do e them dhe e mbyll këtu. Për diçka jam i lumtur që dhe vetë mamaja e Melisës e mori vesh që unë po thoja të vërtetën dhe që kisha të drejtë dhe vajza e saj dinte ta bënte shumë mirë viktimën. Mori vesh që unë s’i kisha faj. Tani sa për çiftin i uroj sa më shumë fat bashkë dhe të jenë të lumtur. E them me zemër”-shkruan Fationi.