• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Fati i motrave Marina dhe Luana Vjollca në dashuri dhe televizion

Dy motrat e pandara të “Top Channel”, të cilat në shumicën e rasteve kanë prezantuar të njëjtat programe, duket se fati po i ndan në punën e tyre në televizion. Për Marina Vjollcën, ishte kolegu Edi Manushi që konfirmoi prezencën e saj në “Procesi Sportiv” edhe këtë sezon të ri në “Top Channel”. Edhe pse reperi nga Kosova, Getoar Selimi, i ka kërkuar Marinës të lërë “Procesi Sportiv” dhe të nisë një emision fëmijësh, ajo po vazhdon të njëjtën punë edhe këtë vit. Ndërsa për Luana Vjollcën ende nuk është konfirmuar se ku do ta shohim në ekran, pas diskutimeve për mbylljen e “Pa limit” në “E Diell”. Dy motrat kalojnë shumë kohë mes Tiranës dhe Prishtinës, arsyeja pasi të dyja po jetojnë histori të bukura dashurie, Marina Vjollca me reperin Getoar Selimi dhe Luana Vjollca me djalin VIP të Prishtinës, Krenar Çocaj. Ato kanë marrëdhënie shumë të ngushta si motra, gjë që duket dhe nga dedikimet që i bëjnë njëratjetrës. “Bebja ime e vogël, gëzuar ditëlindjen! Të uroj lumturinë e gjithë botës! Gjithmonë do të jesh ylli që shkëlqen dhe e vogla ime”, ishte urimi që Marina i bëri Luanës dje për ditëlindje./Panorama