• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

FATE TE KRYQEZUARA/ Xhansu sëmuret me Parkinson gjatë shtatzënisë, Dilara mall për Xhihanin; Ja ç’do ndodhë nesër

Xhansu heq dorë nga Xhihani dhe e përzë atë nga Stambolli. Dilara, Harun dhe Allaz kalojnë kohë bashkë si familje. Maxhide sillet indiferente ndaj Hazallit. Avokati njofton Dilarën dhe Asumanin se nëna e tyre jo vetëm që nuk u la pasurinë, por ka edhe shumë borxhe. Asuman duket e shokuar para Dilarës dhe Harunit. Xhansu mbështet Denisin. Denis është zemërthyer dhe i zhgënjyer nga Burhani. Burhan është shumë i mërzitur. Xhansu kalon një tjetër krizë paralize të dorës. Mahide sëmuret dhe i bie të fikët. Burhan i tregon Ozkanit historinë e jetës së tij. Burhan i thotë se nuk e ka vrarë ai komisarin, por ai ka vrarë veten në sy të tij dhe se është dënuar duke qenë i pafajshëm. Burhan fajëson Xhihanin për faktin që është zënë me Denisin. Ai i kërkon Ozkanit të zbulojë nëse Xhihani fshihet pas kësaj. Ozkan kundërshton por Burhan e shantazhon. Xhansu nuk pranon të vizitohet nga një neurolog pasi ka frikë se mos ekzaminimi lëndon beben. Ozkan spiunon Xhihanin tek Burhani. Denis i tregon Xhihanit se Xhansu ka një sëmundje nervore. Denis dhe Xhihan takojnë neurologun, i cili u thotë se dyshon që Xhansu është e sëmurë me Parkinson. Xhihan dhe Denis tronditen. Xhihan vendos të mos largohet më dhe të qëndrojë për të mbështetur Xhansunë. Harun shqetësohet për Mahiden dhe shkon ta vizitojë atë. Xhihan shkon në dyqanin e DIlarës për t’i dhënë asaj lajmin për Xhansunë. Pasi merr lajmin, Dilara shkon për herë të parë në shtëpinë e Xhansusë dhe Denisit. Mahide fryn Harunin kundër Dilarës dhe Xhihanit. Dilara i kërkon falje Xhansusë që nuk e ka mbështetur më parë për martesën e saj me Denisin.
Xhihan shkon në shtëpinë e Xhansusë dhe Denisit. Ai dhe Xhansu përqafohen. Xhihani i kërkon falje Xhansusë që e ka mërzitur dhe i premton se nuk do të largohet më prej saj. Dilara ndihet mirënjohëse për mbështetjen e Xhihanit dhe i thotë se e ka marrë malli për të. Xhihan dhe Burhan kërcënojnë njëri-tjetrin për të qëndruar larg Xhansusë dhe Denisit. Burhan kërcënon me armë Xhihanin. Dilara i tregon Harunit se ka qenë me Xhihanin duke u kujdesur për Xhansunë. Asu provokon Harunin për Dilarën dhe Xhihanin. Dilara i lë Asusë të nënkuptojë se duhet të largohet nga shtëpia e saj. Burhan e detyron Ozkanin të bëhen ortakë për të marrë hak ndaj Xhihanit. Xhihan i tregon Ozanit se Xhansu është e sëmurë. Ozan i shkon Xhansusë në shtëpi. Xhansu pëson një tjetër krizë.
Asu largohet nga shtëpia e Dilarës dhe shpërngulet në shtëpinë e Xhandanit. Ajo pranon të bëjë transport të jashtëligjshëm bizhuterish bashkë me Xhandanin. Harun shkon në shtëpinë e Xhandanit dhe i lutet Asusë të kthehet në shtëpi. Ai nuk e di që është shtëpia e Xhandanit dhe interesohet për shoqërinë midis Asusë dhe Xhandanit. Asu mohon se takohet ende me Xhandanin. Asuman dhe Dilara i kërkojnë falje njëra-tjetrës. Mithat dhe Hazall fillojnë të mirëkuptohen me njëri-tjetrin. Asu i dërgon Mithatit ftesë miqësie nga Facebook-u i Hazallit. Xhihan dhe Denis bindin Xhansunë të bëjë rezonancën magnetike për kokën. Rezonanca nuk nxjerr asnjë problem por mbeten ende dyshime për Parkinson. Mahide vendos të kthehet në fshat. Xhansusë fillon t’i merret goja, duke verifikuar diagnozën e Parkinsonit. Mahide i kërkon falje Harunit. Xhihan i tregon Ozkanit se Xhansu është e sëmurë. Mahide fton Dilarën dhe Harunin për darkë në vilën e saj. Dilara nuk pranon./ revistawho.com