• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

FATE TE KRYQEZUARA/ Gylseren: Xhihan u tërhoq, ka frikë se unë tregoj të vërtetat që di

Nurgul Yesilçay dhe Erkan Petekkaya kanë marrë mjaft famë prej zënkës së tyre me zanafillë në setin e serialit “Fate të Kryqëzuara”, që përfundoi me hapjen e një çështjeje gjyqësore. U duk se kjo zënkë përfundoi pasi vetë ai që e njohim si Xhihan, përmes një mesazhi telefonik, i kërkoi gjykatësit të pushonte akuzat. Nëse nga një pjesë e audiencës kjo u interpretua si një formë paqeje e ofruar nga Xhihani, aktorja 40-vjeçare e njohur si Gylseren, nuk mendon kështu. Ajo ka dhënë një deklaratë rreth ish-kolegut të saj në set, duke u shprehur ashpër kundër tij.

“Pa pikën e turpi hapi një çështje gjyqësore kundër meje. E pa se unë isha e gatshme të tregoja çdo të vërtetë që di dhe nga frika hoqi dorë nga çështja. Nëse frikësohesh lehtë, atëherë mos bëj atë që ke frikë. Frika është diçka shumë e keqe. Dikush i dha atij idenë e hapjes së një gjyqi kundër meje, pastaj pa se unë po tregoja çdo gjë. Pastaj si frikacak që është, hoqi dorë nga gjyqi.”

Aktorja u pyet nëse është takuar sërish me Erkan Petekkaya (Xhihan) pas zënies së tyre publike.

“Nuk kam asnjë punë me të. Nuk është nga ata njerëz që do t’i përshëndesja nëse do t’i hasja diku në një ditë normale. Që këtej e tutje do të kujdesem që të mos kem më asnjë punë me të”./ revistawho.com