Mbrëmë Bora Zemani festoi ditëlindjen me një organizim gjigand që mblodhi gjithë personazhet më të dashur të ekranit, që në një formë ose një tjetër kanë pasur miqësi me Borën.
Por një detaj nuk na shpëtoi dhe me siguri as juve nuk u ka shpëtuar. Kënga e Donaldit ‘TL’, bashkëpunim me Elgit Dodën që është dedikim i tij për Borën, u këndua nga Klajdi dhe Bruno teksa moderatorja dëgjonte dhe këndonte me ta e emocionuar.
https://www.instagram.com/p/CYtE7qLp5P-/
Nuk mungoi as një këngë e shumë romantike për historinë e shkuar, që ngjau deri diku si vajtim për ndarjen. Fundja “Kush të ndau prej meje’ e Shpat Kasapit është kolona zanore e çdo zemre të thyer.
https://www.instagram.com/p/CYsIlu2oJ-x/
Rrjeti po vlon dhe të gjithëve po ju duket sikur fantazma e Donaldit po endet gjithandej edhe në ditëlindjen e Borës./revistawho.com