Nevina Shtylla u tregua shumë e sinqertë kur ju përgjigj pyetjes së një fansi/ fanseje që i kërkoi leje për të realizuar një tatoo me imazhin e saj.
“Ti bëj ç’të duash se njerëz të lirë jemi. Po më mirë hap ‘Instagram-in’ e më shih çdo ditë këtu se sa të shohësh veten në pasqyrë e të të dal prapë unë. Këtu e ke në dorë, po të erdha në majë të hundës një ditë, më bën bllok fare”, i kthen përgjigje moderatorja.
Më tej Nevina shpjegon se ideja e një tatuazhi të tillë i është dukur përherë shumë e frikshme. Epo disi të drejtë ka me arsyetimin që ka bërë. Dëshirat e fansave ndonjëherë udhëhiqen nga një ‘dashuri’ e tepruar që i çon në vendime edhe të nxitura, me raste.
Kjo nuk është hera e parë që shohim fansa të cilët realizojnë tatoo të personazheve publikë shqiptarë. Më herët Luana Vjollca, ndryshe nga Nevina, jo vetëm që e ka pëlqyer këtë gjest që një nga fansat e saj ka realizuar, por edhe e ka shpërndarë atë në profilin e saj./revistawho.com